Shuhet në moshën 96-vjeçare ikona e kinemasë italiane Valentina Cortese, aktorja e fundit e “Grande Dames”

506
Sigal

Ikona e kinemasë italiane e viteve 1940 ndërron jetë në moshën 96 vjeçare e cilësuar si e fundit e Grande Dames e kinemasë.

Valentina Cortese ka lindur më 1923 ishte një nga femrat kryesore të kinemasë italiane të viteve 1940, famën e saj e fitoi me rolin e Lisabetta në filmin “La cena delle beffeby Alessandro Blasetti” në vitin 1942.

Aktorja Valentina Cortese ka luajtur shumë role, por në moshën 25 vjeçare arriti të shkonte në Hollywood, dhe ishte aktorja më e njohur italiane, bashkë me Alida Valli dhe Sophia Loren.

Cortese, njihej dhe si një ikonë e modës, e cila pothuajse gjithmonë ishte fotografuar me një shami koke të përpunuar.

Gjatë karrierës së saj Valentina Cortese ka luajtur me emra të njohur si: James Stewart, Spencer Tracy, Gregory Peck, Cary Grant, Fred Astaire, Marlene Dietrich, Greta Garbo dhe Marilyn Monroe.