Sigal

Christina Aguilera gjatë koncertit të saj të fundit ka patur një të ftuar shumë speciale. Vajza e saj 4-vjeçare Summer qëndroi ulur në skenë përkrah të ëmës gjatë kohës që ajo këndonte. Fituesja e 5 çmimeve ‘Grammy’ është mësuar të këndojë përpara turmave të mëdha, por e vogla e saj shfaqi një lloj frike kur ishte para tyre.

Christina ka treguar se vajza e saj i lutet shpesh që të ngjitet në skenë me të, por ajo është shumë e turpshme. Megjithatë për t’i larguar frikën dhe emocionet këngëtarja e afroi vajzën pranë vetes dhe ftoi audiencën të këndonin së bashku. Summer nuk është fëmija i vetëm i këngëtares, ajo ka dhe një djalë 10 vjeç të quajtur Max.