Shpërthen në lot modelja njohur Gigi Hadid: Fama të bën të humbësh kontrollin

415
Sigal

Ajo është një nga modelet më seksi dhe më të pëlqyera, e cila ka sfiluar në pasarelat më të njohura  botërore. Por në intervistën e fundit për Vanity Fair, modelja Gigi Hadid ka shpërthyer në lot. Ajo është shprehur se shpeshherë fama të bën të të iki kontrolli i jetës tënde.

“Kjo gjë më shkakton emocion sepse herë pas here fama të bën të humbësh kontrollin e jetës. Mendoj se është shumë e vështirë. Padyshim që njerëzit të gjykojnë,”-është shprehur modelja mes lotësh.

Megjithatë ajo theksoi se një nga personat që e ka ndihmuar më shumë ti kalojë këto çaste ka qenë mikja e saj e ngushtë këngëtarja Taylor Swift.

“Diçka e mrekullueshme nga miqësia ime me Taylor është fakti se ajo është tekstshkruesja me të cilën kam kaluar nga fëmijëria derisa jam rritur. Fakti që ne jemi bërë shoqe të ngushta më ka ndihmuar të kuptoj se çfarë mendon truri i saj që krijon ato vargje,’-tha Gigi.

Ajo dhe këngëtarja Taylor Swift u bën mikesha të afërta në verën e vitit 2015 kur modelja u bë pjesë e klipit “Bad Blood” të këngëtares së njohur.

Image