Shpërthen moderatorja e njohur: “Të babzitur, ngopuni me seks”

246

Moderatorja, Einxhel Shkira ka bërë një shkrim të drejtpërdrejtë ndaj meshkujve, që bëjnë ngacmime seksuale të pavend. Na një postim në rrjete sociale Eixhel ka rrëfyer se ndjehet e frustruar nga këto shikime të babzitura, që shumë meshkuj bëjnë ndaj saj dhe femrave në përgjithësi.

“Dhe si shtesë duke qenë vetë femër e duke u përballur çdo ditë me frustrimin seksual të njerzve, do kërkoja dhe t’i gjehet një zgjidhje këtyre meshkujve të babzitur që s’të lenë rehat, as të ulesh diku të hash bukë se të shohin sikur do të shqyejnë me sy!! E mos flasim pastaj për situate clubi apo plazhi, që të ze belaja të dalësh me rrobabanjo se fillon ndjehesh ti fajtore, për kafshërinë e tyre… Hapini ca ship publike këtyre specieve që të bëhen njerëz e të ngopen njëherë e mirë me seks se na e nxin jetën…,”– ka shkruar Einxhel Shkira në rrjete sociale.

Menjëherë pas këtij postimi, moderatores i ka ardhur një mesazh nga një mashkull, që i shkruan:

“Pse qenke acaruar zogu se s’po të kap njeri me zor. Ngacmime ke kudo. Mos boni si virgjeresha se u plasët tu u shkep sa me një cep në tjetrin. Se po i ofendon të gjithë në këtë rast.”

Sigurisht që nuk mund të mungonte një replikë e moderatores, pas mesazhit ofendues.

“Një shembull tipik i atyre që përmenda më parë. Që justifikohet me faktin se ngacmime ka kudo e se nëse s’je virgjëresh s’ke goj me fol apo me u anku. Unë mund të kem 100 copë e të bëj ç’të dua me veten time dhe kjo prap s’i jep askujt të drejtën t’më bezdisë apo ngacmojë seksualisht dhe as kafshëve si ti,”- i përgjigjet moderatorja.