Shpërthen ikona e bukurisë Angelina Jolie: Brad na ktheu jetët përmbys

465
Sigal

Pavarësisht kohës që ka kaluar nga divorci i tyre, aktorja e njohur Angelina Jolie ende ka inate me ish-bashkëshortin Brad Pitt. Një burim afër aktores ka treguar se ajo ndjen ende shumë zemërim, përkundrejt aktorit, shkruan Us Weekly. “Ajo dëshiron që ai të ndjejë përgjegjësinë pasi ka kthyer jetën e saj dhe të fëmijëve përmbys”. Çifti ka së bashku 6 fëmijë dhe kishin së bashku 12 vjet lidhje përpara se të lidheshin në martesë në vitin 2014. Jolie dhe Pitt u ndanë në vitin 2016, sipas burimeve ndërkohë që ai dëshiron të ecë përpara, Jolie nuk mundet ta lërë të shkuarën pas.