Shpat Kasapi flet për lidhjen me vajzën misterioze

666
Sigal

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar dy këngëtarët e njohur shqiptarë, Shpat Kasapi dhe Blerina Braka, të cilët kanë sjellë bashkëpunimin e tyre “Dashni pa krahë”.

Gjatë intervistës në studio, Arian Çani e ka pyetur Shpatin se është përfolur në media që ai do fejohet me një vajzë, por këngëtari ka thënë se akoma nuk ka diçka të tillë.

“Diçka konkrete nuk ka”, tha Shpati. “Por është serioze?”, e pyeti Çani, të cilën Shpati e ka pohuar, ndërsa ka thënë më tej se ajo nuk është një personazh i njohur i showbiz-it.