Sigal

SHBA-25-vjeçarja afro-amerikane Nia Imani Franklin është Miss-i i ri i Amerikës dhe është e para pas lëvizjes #MeToo kundër ngacmimeve seksuale, që ka trazuar Amerikën.

Këtë vit është hequr parakalimi i konkurrenteve me bikini dhe personaliteti ka qenë më i privilegjuar sesa pamja estetike.

Franklin është një këngëtar opere dhe është diplomuar në University of North Carolina School of the Arts.

Nia që ka përfaqësuar New York-un në këtë kompeticion, në universitet ka studiuar kompozicion.

Në Atlantic City ajo ka fituar me një vendim 30% për talentin e saj, 25% për intervistën e saj në skenë, 20% për look-un, 25 % rezultati paraprak.
Pas #Metoo, Miss America është bërë një kompeticion (jo më një konkurs), me kandidate (dhe jo më me konkurrente) dhe ku pjesëmarrëset nuk gjykohen për aparencën fizike.