SHOWBIZ Këngëtarja shqiptare nxjerr zbuluar Festivalin e RTSH-së: “Fituesi zgjidhet 3 ditë para”

390
Sigal

Shpesh këngëtarët shqiptarë kanë ngritur shqetësimin se, fituesit e festivaleve zgjidhen nga organizatorët dhe jo nga votuesit.

Ndërsa kanë kaluar tre muaj nga Festivali i RTSH-së, Eliza Hoxha, bëri publik të njëjtin problem që vazhdon sipas saj të ekzistojë prej vitesh në këtë event.

E ftuar në emisionin “#Gjesi”, Eliza u shpreh se fituesi zgjidhet tre ditë përpara dhe kjo të heqë motivimin për të performuar.

“Unë e shijova shumë, ika shumë e përgatitur. Festivali kishte shumë gjëra të njëjta dhe shumë gjëra ndryshe. Si organizim ishte shumë më i mirë se herët e tjera. Pjesa tjetër është e zakonshme, përcaktohen në shumë raste fituesit para kohe. Kur ti e kupton 3 ditë përpara se kush fiton, si të kesh motivim të dalësh të këndosh? Te Festivali i RTSH-së e kupton zakonisht tre ditë më herët fituesin. Përgjigja ime është pse ta bëjmë festivalin, kur mund ta çojmë direkt fituesin”, u shpreh këngëtarja.

Eliza ishte pjesë e edicionit të fundit të këtij festivali me këngën “Peng”.