Sigal

Këngëtari i njohur shqiptar Shkumbin Ismaili është bërë baba për herë të dytë. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ këngëtari ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka sjellë në jetë vogëlushin e quajtur Brend.

“Një tjetër dhuratë nga Zoti. Mirë se erdhe Brend”,- shkruan Shkumbini në postimin e tij.

Nga martesa me bashkëshorten Mirushe, Shkumbini ka edhe një djalë 3-vjeçar të quajtur Rigon. Ai gjithmonë është kujdesur që familjen ta mbajë larg vëmendjes së publikut dhe rrallë e shohim të postojë foto të familjes.