Drini Zatriqi është një nga ish-menaxherët e disa prej këngëtarëve më të njohur.
Ai ka zbuluar shifrat marramendëse që fitojnë këngëtarët shqiptarë me anë të një statusi në Facebook.
Ai ka treguar se një artist mesatarisht brenda një viti fitoni mbi 500 mijë euro.
“Mesatarisht artistët me të paguar fitojnë mbi 500.000 euro në vit ! Numri i koncerteve nxirret lehtë pasi posterat publikohen edhe nga klubet por edhe nga vetë artistët, kurse nëpër dasma duhet metodë tjetër me i identifiku performancat”.
Çmimet për disa artistë për koncert:
Tayna 8.000 – 12.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro
Dhurata Dora 6.000-7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
PINT 4.000 – 6.000 euro
Meda: 6.000 – 7.000 euro
Labi – 5.000 euro
Sinani – 5.000 euro
Dani – 5.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro Gjiko 3.000 – 4.000 euro
Ai sqaron se çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artisteve, por ato janë pasqyruar me mesatare.