Shakira hap dy shkolla në Kolumbi

461
Sigal

Puna bamirëse e Shakirës nuk ndalet. Këngëtarja ka njoftuar se do hapë dy shkolla në vendin e saj të lindjes, Kolumbi.

Shkollat e reja do hapen në Cartagena dhe Barranquilla me Fondacionin e saj Pies Descalzo.

Në shkolla do të kenë mundësinë të shkollohen më shumë se 2000 studentë.

“Nuk ka asgjë më të këndshme sesa të shohësh një fëmijë që mund të ishte përfshirë në trafik droge, jo vetëm duke përfunduar shkollën e mesme por edhe duke u përgatitur për universitet”-tha këngëtarja.