Sërish probleme, Demi Lovato ndahet nga stilisti i njohur pas 4 muajsh lidhje

396
Sigal

Demi Lovato dhe stilisti Henry Levy nuk janë më bashkë. Sipas raportimit të fundit nga ‘People’ dy të dashuruarit janë ndarë, ndërsa arsyeja nuk bëhet e ditur ende. Nga të njëjtat burime është bërë me dije se stilisti i njohur nuk ka qenë shoqërues i këngëtares gjatë periudhës së rëndë që kaloi disa muaj më parë edhe pse në media u tha ndryshe.

Kujtojmë se dy të dashuruarit u fotografuan për herë të parë në publik së bashku pak kohë pasi Lovato la rehabilitimin. Këngëtarja dhe stilisti janë sulmuar shpesh për marrëdhënien e tyre për shkak se të dy kanë të shkuar me probleme, por kjo nuk i ndaloi të ishin bashkë për këto pak muaj.