Selena Gomez vendos rekord për numrin e pëlqimeve në Instagram

443
Sigal

Selena  Gomez është padyshim një nga yjet më të ndjekura në Instagram. Dhe këngëtarja ka thyer rekord për numrin e pëlqimeve në postime.

Studimi u bë nga platforma analitike Hype Auditor. Sipas studimit Selena merr mesatarisht 4.6 milion pëlqime në çdo postim.

Por Selena nuk mban vendin e parë përsa i përket numrit të ndjekësve.

Fronin e mban Cristiano Ronaldo me 170 milionë ndjekës, vendin e dytë e zë Ariana Grande me 157 milionë dhe në vendin e tretë vjen Gomez me 152 milionë ndjekës.

“Statistikat tregojnë se shumica e ndjekësve të saj, 14 %, jetojnë në Indi dhe 58% janë gra,”-raportoi The Sun.

Vendin e dytë për sa i përket numrit të pëlqimeve e mban Kylie Jenner, e cila ka 137 milionë ndjekës dhe secili prej postimeve të saj merr mesatarisht 3.6 milionë pëlqime.