Sigal

Selena Gomez në bashkëpunim me një nga firmat më të njohura të prodhimit të çantave dhe aksesorëve të lëkurës, ‘Coach’, do të nxjerrë në shitje koleksionin më të ri që përfshin rroba, çanta e çdo gjë tjetër. Të gjithë artikujt nga koleksioni kanë një mesazh të fuqishëm dhe inspirues, i shkruar me shkrim dore nga Selena. “Nuk jam perfekte, Gjithmonë unë”, – shkruhet në moton e Selenës. Ky koleksion ka dalë në shitje ditën e sotme, ndërsa dita e lançimit do të jetë ditën e premte. Në një publikim të pak ditëve më parë në ‘Instagram’, Selena u shpreh shumë e lumtur dhe krenare që koleksioni mban vulën e saj. Në koleksionin e veshjeve të Selenës mund të gjesh gjithçka dhe për të gjithë. Çdokush mund të gjejë diçka me të cilën ndihet mirë dhe aq më tepër që çdo gjë është dizenjuar nga vetë Selena.