Selena Gomez braktis Hollywood-in, ja cfarë po ndodh me jetën e saj…

797
Sigal

Këngëtarja dhe aktorja e Selena Gomez së fundmi ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

Ajo do të shkëputet për shumë vite nga Hollywood.
Burime pranë saj kanë konfirmuar për “Hollywood Scoop” se 25-vjeçarja e ka marrë këtë vendim pasi asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet. Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.
Bashkimi dhe ndarja me Justin Bieber është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media. Ajo e cila morri një drejtim negativ është edhe sezoni i dytë i “13 Reasons Why”. Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.
Ai u shpeh se Selena është shkaktarja e vdekjes së vajzës së tij dhe se ajo nuk e di çfarë dëmi u ka bërë të rinjve me krijimin e “13 Reasons Why”. Sikur të mos mjaftonin këto akuza të rënda, krijuesi i “Dolce & Gabanna” ofendoi publikisht këngëtaren duke e quajtur një ndër femrat më të shëmtuara në Hollywood.
Të gjitha këto arsye e bënë Gomez të nxjerrë në shitje rezidencën e saj në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi ajo do të shpërngulet përfundimisht në Texas ku do të jetë një qytetare e thjeshtë, larg famës apo çdo angazhimi tjetër.
Industria e “Hollywood” është duke i dhënë lamtumirën një tjetër artisteje që po largohet nga skena.