Selena Gomez bën paqe me Bella Hadid

464
Sigal

Bella Hadid fshiu një foto ku i komentoi këngëtarja Selena Gomez.  Por ky veprim për pak “shkatërroi” gjithçka.

Këngëtarja shkroi “mahnitëse” në foton e supermodeles. Por Bella më vonë e fshiu foton dhe fansat spekuluan se 23-vjeçarja e bëri qëllimisht këtë veprim, duke ditur inatin mes tyre për The Weeknd.

Por sipas burimeve Bella ka kontaktuar këngëtaren gjatë fundjavës për të bërë paqe dhe i tha se e fshiu postimin jo për shkak të komentit por sepse nuk i pëlqeu foto.

Selena filloi të ndiqte në Instagram, Bellën në fillim të këtij muaji. Kohë më parë ato patën një mëri me njëra-tjetrën pasi Selena u lidh me The Weeknd vetëm 3 muaj pasi Bella u nda me të.

Por duket se gjithçka e kanë lënë pas, për të nisur një miqësi të bukur.