Sigal

Pasditen e sotme është përfshirë në një aksident reperi i njohur Majk. Sic bëjnë me dije mediat kosovare, reperi është aksidentuar me makinën e tij Porsche në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë dhe ishin të përfshira dy makina të tjera dhe policia lajmëroi se ka të lënduar.

Lajmi.net menjëherë pas lajmit ka kontaktuar me reperin i cili e ka konfirmuar një gjë të tillë dhe tha se gjendja e tij është shumë e mirë.

”Mirë mirë jom , aksident i vogël u kon. Pa lëndime kshtu” tha ai.