Pavarësisht se koha kalon, kujtimet e bukura gjithmonë mbeten. Të gjithë ruajmë në memorie copëza nga kohë të ndryshme dhe në momentin e parë që i sjellim sërish në mendje na duket sikur përjetojmë të njëjtat çaste. Pikërisht e njëjta gjë i ka ndodhur ditën e sotme këngëtares Ronela Hajati.

Duket se Ronela është shumë e kujdesshme për të ruajtur kujtimet e saj, aq sa pas 14 vitesh ka gjetur një copëz të vogël letre. Në të shihet një autograf i nënshkruar nga vetë këngëtarja. “Kam pas dhënë autografe që në 2004-ën (ndërkohë 14 vjeçe)”, – ka shkruar Ronela me shaka duke rikujtuar momentet e shkuara. Mos ndoshta kjo do të thotë se në një farë mënyre Ronela ka parashikuar edhe fatin e saj për t’u bërë e famshme?