Ronela Hajati në një televizion portugez

438
Sigal

Fama e artistëve shqiptarë po ia del të depërtojë përtej kufijve. Së fundmi, në një intervistë për “Mirage”, Ronela Hajati rrëfeu se shumë shpejt, këngëtarja do të shfaqet në një televizion portugez, tek i cili do të jetë e pranishme për t’u intervistuar në një nga emisionet, që siç Hajati u shpeh, është ndër më të ndjekurit në Portugali.

Ajo la të hapur mundësinë e një bashkëpunimi muzikor mes saj dhe moderatores së emisionit, që duket se është një personazh publik shumë i famshëm. Për vetë faktin se është ende një projekt në diskutim, këngëtarja shqiptare deklaroi se nuk mund të tregonte diçka më shumë rreth këngës së mundshme.

Ju kujtojmë se disa kohë më parë u përfol rreth një ndarjeje të “çiftit” që kurrë s’pohoi nëse është vërtet çift. Çfarë tha Ronela për Zerkën? ”Jemi kolegë të mirë dhe Zerka është djalë shumë i mirë, ka një karakter që nuk e gjen shumë shpesh të ngelur nëpër kolegë, art, por edhe në njerëz jashtë saj, sepse është njeri i drejtë, shumë pozitiv, ka një zemër të madhe. Ka ndihmuar shumë njerëz me aq sa ka patur mundësi, që nuk besoj se e ka marrë mbapsht”.

https://youtu.be/SCEr-crND4o