Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi konfirmojnë lidhjen, publikojnë foto së bashku

920
Sigal

Prej disa kohësh përflitet se Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi janë në një lidhje dashuri së bashku. Ata as nuk e kanë pohuar ndonjëherë që janë bashkë por edhe as nuk e kanë mohuar dashurinë mes tyre.

Kanë vazhduar të qetë lidhjen e bukur që duket se ka lindur mes aktorit dhe këngëtares së njohur. Ata janë fotografuar shpesh në praninë e njëri tjetri dhe dukeshin shumë të afërt.

Mirëpo, pas zhurmës që kanë krijuar, me sa duket ka ardhur momenti që ata ta pranojnë se janë së bashku.

Foton e parë zyrtare si çift e ka publikuar Romeo, i cili e shikon plot dashuri Jonidën, po ashtu siç e shikon edhe ajo.

“Mision i mundur 9”,-shkruan Romeo në krah të fotos dhe Jonida vendos disa zemra.