Sigal

Viti që lamë pas ishte shumë i suksesshëm për Rita Orën dhe albumin e saj “Phoenix”. Mesa duket, edhe viti 2019 mund të quhet viti i Ritës, pasi ajo nuk ka ndërmend të ndalojë me projektet dhe bashkëpunimet. Së shpejti, pritet që të publikohet kënga më e re me këngëtaren braziliane Anitta dhe atë meksikane Sofia Reyes. Ka qenë Sofia dhe Rita që e kanë konfirmuar këtë nëpërmjet një postimi qesharak në ‘Instastory’. “Si ndihem unë kur Sofia, @ritaora dhe @anitta nuk kanë publikuar ende videon/këngën e re”, ka shkruajtur këngëtarja meksikane. Me një kombinim të tillë, jemi të sigurt që kënga do kthehet menjëherë në një hit.