Sigal

Rita Ora e ka provuar shpesh se nuk ka frikë të guxojë me stilin e saj. Mjafton një veshje që Rita të “rrëmbejë” vëmendjen e të gjithëve dhe duket se edhe këtë herë ja ka arritur qëllimit. Këngëtarja është shfaqur në New York veshur nga koka tek këmbët me të bardha, por vetë stili i veshjes ishte disi i çuditshëm. Rita kishte veshur një fustan bust dhe sipër tij një bluzë të çarë në pjesën e gjoksit. Gjithashtu pjesa e fustanit në fund vinte në formën e një rrjete, duke i nxjerrë disi në pah këmbët e saj.

Pavarësisht se temperaturat kanë qenë të ulëta këto ditë, Rita ka arritur t’i sfidojë me shumë stil.

Pak ditë më parë në media doli lajmi se këngëtarja ishte frikësuar për vdekje nga një fans i saj, i cili mendonte se ata të dy ishin të martuar dhe duhej të jetonin bashkë. Megjithatë nga kjo dalje e fundit publike, duket se gjithçka ka kaluar, sepse Rita dukej shumë në formë.