Rita Ora e prekur nga qëndrimi në Kosovë: Do vazhdoj të ndihmoj fëmijët

424
Sigal

Pak ditë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka vizituar Kosovën si ambasadore e UNICEF për të ndihmur fëmijët në nevojë si dhe viktimat e abuzimeve seksuale. Në këtë udhëtim ajo ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj dhe duket që i ka lënë shumë mbresa. Rita ka bërë një publikim në rrjete sociale, ku shprehet se do të jetë gjithnjë pranë fëmijëve në nevojë për t’i ndihmuar.

“Akoma po mendoj kohën që vizitova vendlindjen time Kosovën dhe sesa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët në bashkëpunim me Unicef.

Ti japësh atyre shpresë dhe besim dhe dikë që të kontrollojë shëndetin e fëmijëve është kaq çliruese.  Unë gjithashtu desha t’i jepja fëmijëve edhe disa lodra dhe nuk mund t’jua them dot sesa të lumtur ishin, në sytë e mi kishte lot pasi shihja fytyrat e tyre të qeshura.

Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime të sigurohem që të bëjmë gjithçka me organizata si Unicef që punojnë shumë për sigurinë e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë botën për të mbështetur të ardhmen,”-përfundon Rita në Instagram.

Image