Rikthehet Turi, këngë homazh për artistët e humbur, ”shuplakë” për tallavanë

405
Sigal

Një nga këmbët e Oktapodit (se kështu e quajti dikur Turi projektin e 8 këngëve që do publikojë), e dëgjuam sot.

Titullohet “Artisti” dhe u dedikohet artistëve të vërtetë. U dedikohet atyre që punuan për një rrogë modeste, u dekoruan pas vdekjes e që vdiqën të varfër. Në sfond është muzika e Kujtim Laros dhe orkestrimin e bëri Shpëtim Saraçi.

“U rrita në pluhur, e helmova keq shpirtin prapaskene festivalit. Askush s`ma pa zogun, po emrin të gjithë ma dinë. Unë kurrë s`pata lekë dhe këtë shumë mirë e dinë… Ti më sheh në sy dhe më thua: Pse s`bëre tallava, një këngë për marshallah…”, është një pjesë e tekstit që vjen si një shuplakë për këngëtaret që ekspozojnë trupin e ata që bëjnë tallava.