Rikthehet Tuna me një bashkëpunim

174

Hera e fundit që Tuna solli një këngë për publikun dhe fansat e saj ishte në “Kënga Magjike” në vitin 2016, me “Duam”, në një kohë që ishte edhe në një pritje të ëmbël. Pasi solli në jetë djalin e saj Tian, ajo i ka munguar muzikës shqiptare.

Por duket se ka ardhur momenti i rikthimit dhe në një postim në Instastory, Tuna na ka treguar se po përgatitet për një surprizë. Ajo duket së bashku me këngëtarin Seven Saraçi, e mesa kuptohet se do të sjellin një bashkëpunim këto ditë.