Sigal

Prej kohësh është larguar nga ekrani dhe skenat e muzikës për t’iu përkushtuar familjes. Bëhet fjalë për Leonora Poloskën që mbahet mend për hitet “Të dua, s’të dua”, “Do të digjesh” apo bashkëpunimin me Bleron për këngën “Crazy”. Në vitet 2000, por edhe më vonë Leonora ishte një nga zërat më të dashur për publikun dhe një vajzë me stil të veçantë.

Rezultate imazhesh për leonora poloska

Për herë të fundit ajo ka marrë pjesë në ‘Kënga magjjike’ përpara 3 vitesh teksa performoi krah Kanitës këngën “Digjem për ty”. Që prej asaj kohe këngëtarja i është përkushtuar jetës familjare dhe vajzës së saj, Andora. Në një prononcim për revistawho.com, Leonora zbuloi disa detaje nga jeta e saj.

“Andora totalisht me ka bërë për vete. Thjesht s’ka asnjë arritje apo sukses deri tani në jetën time që është i vlefshëm sa ajo! Po i shijoj në maksimum ditët pranë saj me dëshirën e madhe që të jem full-time (me kohë të plotë) nënë, 24 orë bashkë. Nuk mungon besimi për t’ia lënë ndonjë dadoje apo diçka e ngjashme, por kam pritur shumë kohë që të kem një fëmijë dhe po i përkushtoj dashurinë më të madhe se e kam sjellë në jetë me shumë qejf”,-u shpreh ajo.

Ndërsa kur vjen puna tek rikthimi në muzikë Leonora ka zbuluar se ka shumë zhvillime jo konkrete në shumë sfera, prandaj nuk mund të thotë me siguri se kur do të jetë sërish në skenë.