Rihanna më në fund flet për shtatëzaninë

423
Sigal

Rihanna s’para i përgjigjet pyetjeve rreth mëmësisë, por gjërat ndryshojnë kur intervistën e bën Anna Wintour, kryeredaktorja e Vogue.

E zgjedhur si fytyra e muajit nëntor në kopertinën e Vogue, Riri flet për herë të parë për planet e një bebushi.

“Rihanna a po shpreson për një bebe së shpejti?”- e pyet Wintour. Këngëtarja fillimisht shtangu dhe sikletin mund ta lexoni në fytyrën e saj, por gjithsesi nuk ngurroi të përgjigjej. “Unë nuk mendoj për gjëra të tilla. Por nuk i di planet e Zotit për këtë! I imagjinoj që tani gjithë thashethemet e shtatzënisë pas kësaj interviste.”- u përgjigj ajo duke qeshur.

Ndonëse për momentin ajo dhe i dashuri miliarder Hassan Jammel nuk janë në pritje të ëmbël, e sigurt që ky moment do të vijë sepse siç e ka pohuar për Vogue, Riri s’ka asnjë dyshim që do një fëmijë.