Sigal

Lidhja e tyre ka zgjatur shumë dhe ka qëndruar e fortë edhe pas shumë vështirësive. Kanye West dhe Kim Kardashian janë një nga çiftet më të njohura dhe më të përfolura dhe nga martesa e tyre kanë ardhur në jetë tre fëmijë. Por një video e fundit e Kim Kardashian me bashkëshortin e saj po bën xhiron e rrjetit.

Kjo video ku reperi Kanye West dhe ylli televiziv Kim Kardashian janë shfaqur rreth dy vite më parë, është një video e marrë gjatë MTV Music Video Aëards 2016, dhe u bë virale sepse Kim vuri re gjatë kohës që filmonte se bashkëshorti i saj ishte mahnitur nga përformanca e Rihanna-s.

Siç mund ta shikohet në video, Kim nuk duket aspak e kënaqur pasi menjëherë e fik telefonin e saj dhe shikon pjesën tjetër të performancës së Rihanna-s. Më pas ruajti qetësinë dhe filloi të buzëqeshte. Nuk kemi dëgjuar që ajo të bëntëe ndonjë skandal.