Sigal

Rezarta Shkurta gjithmonë ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me vajzën e saj, Hera. Nënë e bijë janë pothuajse gjatë gjithë kohës së bashku, madje Hera ndonjëherë e shoqëron mami Rezartën edhe në punën e saj gjatë seteve fotografike. Tashmë që e vogla rritet dita ditës, ato janë shndërruar edhe në mikeshat më të mira të njëra-tjetrës. Rezarta ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi, në të cilat shihet duke u lëkundur në shilarëse së bashku me Herën. Nga fotot duket se të dyja po i shijojnë shumë momentet e ndara së bashku dhe për këtë arsye Rezarta e cilëson vajzën edhe si “shoqen e saj të ngushtë”.