Revista “People”: Kjo është gruaja më e bukur në botë për vitin 2019

785
Sigal

E famshme dhe e njohur për rolet e jashtëzakonshme që ka interpretuar ndër vite në Hollywood, mbi të gjitha është e njohur për stilin e veçantë të jetës që aktorja ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj.

Sipas Revistës “People”, gruaja më e bukur në botë për 2019-ën është aktorja, Jennifer Garner. Revista e konsideroi atë si mbretëreshën e bukurisë, ndonëse vetë aktorja pranoi se nuk e shihte veten gjithmonë tërheqëse.

47-vjeçarja nuk ka treguar këshilla apo sekrete mbi anti-plakjen, ajo shpjegon se më e rëndësishme është që askush të mos lejoj dikë të ul vetëvlerësimin për veten.

“Sepse respekti për veten vjen mbi gjithçka”, -u shpreh aktorja për prestigjiozen amerikane.