Reperi i njohur bën ndryshimin e madh në pamje, nuk do ta njihni…

924
Sigal

Reperi Getoar Selimi ka treguar se di të jetë unik në pamje e në veshje. Veçantinë e tij e ka treguar edhe në muzikë, fushë që e sundon më së miri dhe ia ka parë hajrin prej shumë kohësh.

Lidhja me Marina Vjollcën i ka dhënë edhe më shumë peshë figurës së tij mediatike. Nuk janë të paktë meshkujt që frymëzohen prej Getoarit në përditshmërinë e tyre.

Ka rënë në sy për mbajtjen e mjekrës së gjatë e të dendur, e cila është mjaft në modë, ndërsa modelin e flokëve nuk e ka ndryshuar shpesh. Por këtë herë Getoari i ka surprizuar të gjithë.

Ai ka prerë komplet flokët e tij, duke lënë vetëm mjekrën. Me një pamje të re, sërish erdhi në qendër të vëmendjes, pasi stili i tij prej vitesh, ndryshoi krejt papritur. Nuk e dimë ç’mendim ka Marina për këtë ‘look’ të ri, por duhet thënë që Geti rrëmbeu sërish vëmendjen.