Dje u përhap me shpejtësi lajmi se shefi i kuzhinës Renato Mekolli u largua nga ‘Hell’s Kitchen’ në mes të sezonit televiziv.
Skenaristja e programit, Zefina Hasani sqaroi se Renato la në mes emisionin për arsye krejtësisht personale.
Ndërkohë vjen edhe reagimi nga vetë Renato, i cili përmes një postimi në Instagram shkruan:
‘Disa do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund!’.
Por shefi i kuzhinës nuk e le me kaq, ai psoton edhe këngën ‘Plas’ të Flori Mumajesit, ku citon:
‘S’kena me u pa më bashkë’.
Mos ndoshta Renato ka hatërmbeteje dhe ky ishte një diss për programin që drejtoi deri tani?!