Renato Mekolli: Jam i rreptë edhe me mamin!

478
Sigal

Ai karakterizohet për rreptësi kur vjen puna tek kuzhina. Por shef Renato Mekolli nuk qenka i rreptë vetëm me konkurrentët e ‘Hell’s Kitchen’, por edhe me mamanë e tij.
Këtë e ka thënë vetë Renato në një intervistë në ‘Soiree’.

“Ka qenë shumë vite përpara kur unë kam qenë ndihmës dhe laja pjatat dhe doja një ndihmës tjetër që të vazhdoja të më ndihmonte. Atë natë kam marrë mamanë time. Kam qenë shumë i rreptë me mamanë”, është shprehur shefi i kuzhinës.

“S’ka thënë ajo në ndonjë moment që u bërë ti që unë të kam bërë kokën?”, i tha Jonida Shehu.

“Patjetër që e ka thënë dhe e thotë shpeshherë, sidomos kur ka të bëjë me gatimin. Kur më thotë ‘Reni si të duket, e kam bërë të mirë sot?’ Të mirë e ke bërë o ma, por i ke zjerë pak më shumë perimet. Me marrsh të keqen kush të mësoi ty pastaj më thotë ajo”, ka shpjeguar më tej ai.

“Edhe me mamin?”, e pyeti moderatorja.

“Unë në punë jam shumë i ftohtë, nuk më intereson as edhe një gjë. Dua vetëm më të mirën për klientët”, ka përfunduar Renato.