Sigal

Ditën e sotme u botua një lajm mbi rikthimin e aktorit të njohur Elvis Pupa në “Portokalli” pas 10 vitesh mungesë. Në këtë spektakël Elvisi krijoi një karrierë të suksesshme me disa role të cilat mbahen ende mend. Por, në një komunikim të mëvonshëm me redaksinë, aktori i mohoi këto zëra, duke thënë se nuk ka asnjë plan për rikthim. Këtë situatë ai e ka sqaruar edhe në publikimin e bërë në ‘Instagram’. “Po me urojnë shumë miq në lidhje me një lajm që po qarkullon në internet se do të rikthehem në “Portokalli”.

Faleminderit për dashamirësinë por unë ndodhem ne SHBA dhe nuk planifikoj të merrem me asnjë projekt artistik për momentin. I uroj çdo ‘show’-u suksese dhe ju bej me dije se në të ardhmen, do me shihni vetëm në projektet e mia personale”,- shkruan aktori . Pas largimit nga “Portokalli”, Elvis Pupa solli për publikun një ‘show’ të vetin me titull “M’fal për shprehjen”.