Publikoi albumin e fundit, ja detaji i njëjtë që mban çdo këngë

462
Sigal

Disa ditë më parë këngëtarja e njohur, Tuna, solli për publikun në një koncert recital të mbajtur nga ajo, 7 këngët e saj të reja, të cilat ishin pjesë e albumit të fundit, të titulluar ‘Fortuna’. Pas saj ishin të shumtë fansat e këngëtares të cilët prisnin me padurim që këngët të hidheshin në kanalin e ‘Youtube’, ndaj ditën e djeshme Tuna i ka publikuar të gjitha produksionet e reja muzikore.

Përpos muzikës shumë të mirë që 33-vjeçarja ka sjellë, një tjetër detaj që bie në sy është se Altuna ka zgjedhur t’i xhirojë këngët në të njëjtën skenografi.

Ajo çfarë ndryshon është ‘look-u’ i saj, i cili vjen ndryshe duke ju përshtatur fabulës së çdo kënge. Ashtu si çdo herë tjetër, Sejdiu nuk i zhgënjeu fansat e saj me muzikën që solli e pritja mesa duket ja ka vlejtur.