Publikohen fotot nga dasma e Justin Bieber: Fustani i nuses na la pa fjalë

450
Sigal

Një javë më parë, Hailey dhe Justin Bieber u kurorëzuan në martesë me një dasmë që u organizua dhe u mbajt sekret. Paparacët arritën të kapnin shumë pak foto nga dita më e bukur e çiftit të cilët ishin kujdesur që ta shijonin në privatësi.

Por më në fund ditën e sotme Hailey Bieber ka ndarë me fansat fotot nga martesa duke i mahnitur të gjithë.

Hailey shfaqet e veshur me një fustan përrallor, në vellon e të cilit shkruhet: “Derisavdekja të na ndajë”.

“E hëna e kaluar ishte dita më speciale e jetës time”, shkruan Hailey e cila duket shumë elegante me fustanin e bardhë.

Në një foto tjetër shfaqen duart e çiftit me unazat e martesës.