Balerina e famshme, Klaudia Pepa është kthyer padyshim në një nga femrat e show bizz-it më të komentuara në media e rrjete sociale. Si ana profesionale, ashtu edhe jeta private e saj përbën gjithnjë interes për publikun.

Këtë verë Klaudia duket se ka vendosur ta djegë farë rrrjetin. Pas fotos së postuar dje ku bënte sparatën, balerina sot ka tërhequr vëmendjen me një foto ku tregon të pasmet, e veshur me bikini duke konsumon një shalqi.

“Është shalqi zemër”, shkruan Klaudia dhe kaq është dashur që në hapësirën e komenteve të nisin si komplimentat ashtu edhe kritikat për zhveshjen.