Propozim si në ëndrra, çifti i njohur i ‘Big Brother Albania’ së shpejti drejt altarit

1240
Sigal

ea Zhuli dhe Kristi Becka janë një nga çiftet më jetëgjatë të spektaklit ‘Big Brother Albania’. Ndryshe nga gjtithë të tjerët, dashuria e tyre filloi dhe u rrit pas daljes nga shtëpia. Tea dhe Kristi kanë treguar se kanë një lidhje shumë të fortë dhe duke qenë se dashuria e tyre i ka kaluar të gjitha fazat, tashmë ata janë gati të shkojnë drejt martesës.

Ditën e djeshme përpara të gjithë publikut të pranishëm në ‘Festën e Birrës’ në Korçë, Kristi i ka propozuar për martesë Teas. Dy ish-banorët shihen hipur në skenë dhe Kristi i ulur në gjunjë përpara partneres së tij për t’i propozuar për martesë. Tea ka pranuar dhe i gjithë qyteti është mbuluar nga fishekzjarret për të festuar ditën më të bukur të çiftit. Tea duhet të ndihet vërtet me fat, sepse një propozim të tillë para mijëra njerëzve me siguri shumë vajza e ëndërrojnë.