Pritet të thyej rekordet në klikime, ja bashkëpunimi që ka habitur të gjithë…

378
Sigal

Madonna pritet që këtë vit të publikojë një album të ri, i cili sipas saj do të jetë i ndikuar nga koha që këngëtarja ka kaluar në Portugali. Gjithashtu ajo ka paralajmëruar një nga bashkëpunimet më të pazakonta në karrierën e saj artistike. Mbretëresha e muzikës ‘pop’ ka njoftuar të gjithë fansat se së shpejti do të vijë me një duet me këngëtarin e muzikës ‘reggaeton’, Maluma.

Madonna ka publikuar dy foto, në të cilat shihet duke punuar në studio me artistin e ri. Këngët latine dhe të stilit ‘reggaeton’ janë shumë të rralla në repertorin muzikor të Madonna-s dhe prandaj pritet me padurim të zbulohet se në çfarë forme do të shfaqet këtë herë përkrah Malumas.