“Po, derisa vdekja të na ndajë”, martohen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani

619
Sigal

Pas 12 viteve lidhje, çifti i famshëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre, në 7 maj 2019, por vetëm sot e bënë publike.

Lajmine ka bërë të ditur vetë çifti në rrjetet sociale, ku kanë ndarë edhe momente nga ceremonia, ku sigurisht ishte e pranishëm edhe vajza e tyre, Amelia.

Të tre të veshur me të bardha, lumturia e tyre duke qartë në fytyrat e gëzuara.

“U deshen 12 vite qe te quheshim zyrtarisht Burre e Grua por ne zemer kemi qene dhe jemi ende ata dy te rinj endrrimtare qe pertej ceremonive gjithmone e kane ndjere thelle ne shpirt se jane bere per njeri-tjetrin.

U deshen 12 vite te thonim PO perpara Zotit dhe njerezve qe na duan por ne te vertete zemrat kane thene pergjithmone PO nga momenti i puthjes se pare!

U deshen 12 vite te vishnim kostumin dhe fustanin e nuserise e te shkembenim unazat kur nderkohe kemi jetuar nen lekuren e njeri-tjetrit cdo gezim e hidherim dhe kemi ndare cdo te mire e te keqe qe jeta na ka ofruar, shkruan Pnaorama Plus.

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.

Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

PO … deri sa vdekja te na ndaje!

7 Maj, 2019”, ka shkruar këngëtarja, Miriam Cani.