Plasi sherri? Xhoda e akuzoi për kopjim, reagon Delinda Disha

1322

Aktori i njohur i humorit, Irgen Çela, i njohur edhe si Xhoda, i ftuar në puntatën finale të “Shiko Kush Luan”, e quajti kopje ‘Çiftin e lumtur’ nga Delinda dhe Olsi në Klanifornia.

Sigal

“Unë dhe Flori që në zanafillën e çiftit të lumtur, e kemi sjellë në këtë pikë që është deri sot, kjo është një gjë që pak a shumë e dinë të gjithë. Çifti ka qenë një ide e imja fillestare, por që në fillime ne e kemi zhvilluar bashkë të dy dhe përsa i përket kopjes, kopja dihet që asnjëherë nuk është e bukur sa origjinali”, është shprehur Xhoda.

Pas kësaj deklarate, Delinda ka reaguar me një postim në Instastory ku ka thumbuar Irgenin.

“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në Klanifornia origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri”, shkruan aktorja.