Pesë vite të lidhur/ Young Zerka flet për herë të parë, tregon pse e ka mbajtur të fshehtë marrëdhënien me Ronelën

423
Sigal

Këngëtari Young Zerka ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Klanifornia”, ku edhe ka folur hapur për lidhjen e tij me Ronela Hajatin.

I pyetur nga Marina Vjollca se pse e mbajnë lidhjen të fshehtë, Zerka është përgjigjur se kanë dashur që të mos e ngatërrojnë jetën personale me punën.

PJESË NGA INTERVISTA:

PYETJA: Cila është arsyeja që e mbanë të fshehtë lidhjen me Ronelën?

YOUNG ZERKA: Nuk duam që të njihemi që ata janë lidhur bla bla bla. Duam të njihemi për muzikën.

Më pas Zerka ka treguar se të dy kanë më shumë se pesë vite së bashku dhe kanë menaxhuar që ta mbajnë lidhjen e fshehtë.