“Personazhe televizive të shtirur!” Adrola Dushi duket e revoltuar

668
Sigal

Modelja Adrola Dushi ka bërë sot një deklaratë të fortë lidhur me programet që transmetohen në televizion dhe personazhet që ftohen në to. Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Adrola shkruan se falsiteti është mbizotërues në ekran dhe jo vetëm.

“E mbyti falsiteti këtë vend, që nga programet televizive, personazhet e saj super të shtirur e deri tek komshinjtë që sforcuar buzëqeshin njëri-tjetrin”, shkruan Adrola.

Më tej modelja sjell ndërmend edhe një skeç të aktorit të njohur të humorit, Paulin Preka. “Një Zot e di sa herë më vjen ndërmend humori i të madhit Paulin Preka, i cili në një skeç thoshte: Na jena msu me qeshë fallco, me u dashtë fallco, me u martu fallco, biles edhe me ba fëmijë false”.

Kjo revoltë e Adrola Dushit ende nuk dihet nëse është provokuar nga ndonjë personazh konkret i ekranit shqiptar. Kësisoj, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim postimet e saja pasardhëse, në rast se do të ketë.