Përlotet moderatori i njohur, ja arsyeja…

425
Sigal

Surpriza që programi ‘Dua të të bëj të lumtur’ kishte rezervuar për Alban Dudushin ishin njerëzit e tij më të dashur.

Moderatorja Arbana Osmani kishte menduar që nëpërmjet disa kolonave zanore, Albani duhej të gjente personin që ndodhej në anën tjetër të zarfit.

Surpriza e parë ishte shoku i tij i fëmijërisë Ardi, të cilin Albani nuk e kishte takuar prej 4 vitesh pasi ai jetonte në Filipine.

Nëpërmjet një video mesazhi, Ardi u shpreh se ishte kënaqësi për të që të kishte një shok me kaq integritet si Albani.

‘Kam ndarë më Albanin momentet më të bukura e më të vështira të jetës sime. Ai ka qenë aty për mua gjithmonë në çdo moment duke më mbështetur. Shpresoj të të shoh sa më shpejt!’-, ishin fjalët me të cilat u mbyll videoja.

Surpriza e dytë ishin prindërit e moderatorit të cilët tepër të emocionuar u shprehën se ishin krenarë e tepër të lumtur që kishin një fëmijë si Albani.

Por ‘vërejtja’ që mamaja e Albanit kishte për të ishte që duhet të linte sa më shpejt duhanin.

Surpriza e tretë për moderatorin ishte vajza e tij, Joelle e cila nëpërmjet një letre i shprehu babait të saj dashurinë që kishte.

Surpriza e fundit për Dudushin ishte moderatorja, Bieta Sulo, e cila rrëfeu ‘pakënaqësitë’ që kishte ndaj tij. Në fund Bieta ndau me publikun mënyrën se si ishte njohur me Albanin dhe se si ai kishte arritur që ta bënte për vete.

‘Albani nuk ka qenë vetëm shefi im në punë, por edhe shef në jetë, ai që pushtoi zemrën time. E kam adhuruar dhe e dashurova për atë që ai është. Nuk më ngelet gjë tjetër për të thënë, por vetëm të dua!’