Sigal

Familja e tyre është pa dyshim nga më të bukurat në showbiz. William Levy dhe Elisabeth Gutierrez janë prej vitesh në një marrëdhënie nga e cila kanë ardhur në jetë dy fëmijë. Dyshja shpesh ndajnë momentet magjike familjare me fansat e tyre, duke treguar se janë gjithmonë e më të bashkuar.

Edhe fotot e fundit që kanë publikuar janë po kaq të veçanta. William Levy ka festuar ditëlindjen dhe në postim shkruan se nuk ka dhuratë më të bukur për të se familja. Me sa duket në jetën e çiftit çdo gjë ka mbetur mbrapa, pasi shpesh herë janë përfolur për krizë dhe për tradhëti nga ana e aktorit kubanez.