Sigal

Luana Vjollca ka paralajmëruar një projekt të ri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Moderatorja e shndërruar në këngëtare nuk ka dhënë detaje se për çfarë është fjala, porse e ka publikuar një xhirim të shkurtër në Instagram.

Ajo shfaqet me fustan të bardhë në oborrin e Pallatit Presidencial në Tiranë dhe si gjithmonë, duket mahnitëse.

“Nuk ka kohë as për gjumë. Diçka e madhe po vjen së shpejti”, ka shkruar Luana në përshkrim.

Pritet të shihet nëse është fjala për ndonjë projekt të ri muzikor, duke qenë se gjatë kësaj vere, Luana është treguar shumë e suksesshme me dy këngë të lansuara.