Pengu i madh i Sabri Fejzullahut

388
Sigal

Të gjithë kemi dëgjuar sikur vetëm një këngë të Sabri Fejzullahu, i cili mbetet i pakonkurrueshëm në muzikën dhe zërin e tij. Këngëtari nga Kosova pak kohë më parë festoi 50-vjetorin e karrierës së tij muzikore.

Sabri Fejzullahu shprehu pengun e madh që e mundon prej kohësh. “Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, është shprehur ai.