Sigal

Ndryshe nga të gjithë vipat që janë nisur drej Jugut për të pushuar në bregun e detit, Valbona Selimllari është nisur drejt Alpeve të Shqipërisë.

Bukuroshja duket se ka zgjedhur të ngjisë malin e Jezercës, por një foto e postuar në Instagram i ka bërë të gjithë të mendojnë se Valbona po rrezikon jetën.

Missi shqiptar shfaqet në majën e malit, duke u kapur pas shkëmbit nga një lartësi shumë e madhe.

Nga këndi fotos duket sikur Valbona mund të rrëshkasë nga momenti në moment, duke alarmuar kështu miqtë e saj, të cilët e këshillojnë të ketë kujdes.