Pas sherrit të bujshëm,ja çfarë thotë Eriku për Anxhela Peristerin

553
Sigal

Prej kohësh është thënë në media se Anxhela Peristeri dhe Erik Lloshi kanë pasur një krisje të miqësisë së tyre si pasojë e hatërmbetjeve.

Shkak për këto thashetheme u bë fakti që Eriku nuk shkoi në recitalin e Anxhelës dhe më pas as ajo nuk shkoi në dasmën e Erikut.

“Është shumë e mirë, është si zemër, nuk e di çfarë të them, por që thjesht ka problem që nevrikoset shumë shpejt dhe po u nevrikos Anxhela i thyen të tëra. Është shumë strikte në gjërat që kërkon dhe e kap ankthi shumë, qoftë për oraret, për këto. Vete gjithmonë gjysmë ore para dhe i thoja në fillim kur erdhi nga Greqia, qetësohu se jemi në Shqipëri, nuk ka orare këtu”, tregoi Eriku.

“Është një nga mikeshat e mia më të mira, kemi një marrëdhënie shumë të mirë bashkë si kolegë, si shok, si miq, shumë të forte e kemi… Unë në koncertin e Anxhela Peristerit kam munguar për arsye shëndetësore. Kam qënë shumë sëmurë dhe kam qënë komplet i padisponueshëm për të kënduar, për të ndejtur në këmbë, jo për të kënduar, kështu që ndodh, nuk kemi çfarë t’i bëjmë.

‘Përpara shëndetit nuk vihet asgjë. Kështu që dhe Anxhela e mirëkupton shumë mirë këtë gjë, pavarësisht se u mërzit shumë, unë e di që është mërzitur shumë sepse unë isha i ftuari i saj special, një ndër të ftuarit më kryesor në koncertin e saj… Unë me Anxhelën jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe kemi një duet që ajo e ka shumë përzemër po edhe unë e kam shumë përzemër. Kjo është e vërteta që t’a merrni vesh që të gjithë”, u shpreh Eriku.

Image

Image