Sigal

Prej disa ditësh në media është duke u përfolur për një krisje të marrëdhënies së çiftit Seldi dhe Mimoza Shkodra. Burime pranë tyre kanë treguar se ky lajm është i vërtetë dhe dyshja janë ndarë përfundimisht pa asnjë shpresë ribashkimi.

Lidhur me këtë çifti nuk ka reaguar ende por fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si ata janë duke e përjetuar situatën. Pak ditë më parë Seldi publikoi një foto ku shfaqej i mërzitur dhe duket se ndarja e ka lënduar. Ndërsa një foto e publikuar së fundmi nga Mimoza tregon të kundërtën. Këngëtarja shfaqet shumë e buzëqeshur për të treguar se e ka lënë pas të shkuarën e hidhur.